Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me intelektualë të fushave të ndryshme, kun ë qendër të këtij bashkëbisedimi është familja, ekonomia dhe problematikat me te cilat përballen shqiptarët.

 

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se familja është parajsa tokësore e njerut, teksa shtoi se sot kjo është në rrezik.

 

“Është një problem themelor për shoqërinë tonë. Për traditën, familja është themeli i shoqërisë, padiskutim me vlerat e saj solidaritetin dhe sakrificat është si të thuash parajsa tokësore e njeriut. Ne kemi bindjes se sot është në rrezik. Në vitin 2019 kemi tejkaluar në azil kërkuesin dhe refugjat , kemi tejkaluar Sirinë që ishte në kulmin e luftës. Ka shumë tregues të tjerë të cilët flasin një gjë, drama e sotme shqiptare ka për teatër familjen shqiptare nga një kompleks faktorësh, por nuk mund të mohoj se sot përballen dy rryma dhe ato përballen kudo”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *