E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Familja e Messit në telashe me policinë

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar nga policia e Rosarios në Argjentinë, Jorge Messi, babai i Lionel Messit.

 

Shkak për arrestimin e të atit të yllit të Barcelonës është bërë një aksident në qytetin Santa Fe në Rosario.

 

Reklamë

Jorge Messi ka goditur me makinën e tij një motoçiklist dhe është dërguar në paraburgim në një stacion policor në Rosario, ndërsa motoçiklisti është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë dhe për të matur shkallën e dëmtimeve.

 

Në stacionin policor Jorge Messit do t’i bëhen edhe testet e frymëmarrjes, për të matur dozën e alkoolit në trupin e tij./ Tring

Vazhdo të lexosh

Reklamë