E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Familja e kërkonte prej 3 vitesh, eshtrat e 58-vjeçarit gjenden brenda një fuçie

Një 58-vjeçar, i cili ishte shpallur prej tre vitesh i zhdukur, është gjetur i pajetë brenda një fuçie të mbyllur. Skeleti u gjet sot në brigjet e lumit Platanian në Rethymno, Kretë.

 

Reklamë

Sipas mediave greke, skeleti ishte në gjendje mumifikimi në fuçinë plastike, ndërsa raportohet se i përket 58-vjeçarit.

 

Në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë plagë me armë apo me thikë. Brenda fuçisë u gjetën disa rripa që mendohet të jenë përdorur për të mbyllur kapakun e fuçisë, si dhe dy bombola gazi.

 

Hetuesit po punojnë për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, dhe nuk përjashtojnë mundësinë që viktima të jetë mbyllur nga persona të tjerë dhe është lënë të vdes i gjallë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë