Mediat greke janë vendosur prej ditësh në Bularat të Gjirokastrës duke i dhënë një rëndësi të madhe vrasjes se Konstandinos Kaçifas nga RENEA pasi ai fillimsht qelloi uniformat blu me armë.

Motra, babai, kunati dhe familjarë të tjerë të 35 vjecarit futen në lidhje direkte në televizionet greke ose flasin për gazetar dhe portalet e vendit fqinje duke I kursyer akuzat për autoritetet shqiptare.

 

Ermioni Kaçifa, motra e 35 vjecarit ka deklaruar se nuk ka informacion se çfarë po bëhet në lidhje me çështjen duke thënë se te dhenat e vetme që disponojnë, e kanë nga mediat. Sipas saj  procedura  e autopsisë po vonohet qëllimisht nga autoritetet shqiptare.

Ermioni Kaçifas insiston se vdekja e vëllait të saj ishte e qëllimshme dhe ndoshta ndiqej prej ditësh apo muajsh.

 

ERMIONI KAÇIFA

MOTRA E KOSTANDINOS KAÇIFA

 

Duam ti japim lamturimrën e fundit. Nuk mund të presim kaq shumë ditë. Është e papranueshme kjo vonesë. Kjo pritje po na vret. Kush dha urdhër?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *