Ish-kryeministri Sali Berisha, është kallëzuar sërish në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, këtë herë për privatizimin e rafinerisë së përpunimit të naftës, në vitin 2009.

 

Sipas avokatit, Berisha, familjarët e tij dhe një pjesë e konsiderueshme e kabinetit qeveritar kanë krijuar kushtet për një organizatë kriminale, duke bashkëpunuar me biznesmenin Rezart Taçi.

 

Dëmi që shitja e kompanisë ARMO i ka shkaktuar buxhetit të shtetit, përllogaritet të kapë shifrën e 750 milionë eurove.

 

Në total, avokati ka kallëzuar 15 ish-zyrtarë, përfshirë këtu edhe ish-presidentin, Ilir Meta.

 

Ai i kërkon prokurorisë, që të hetojë rolin e secilit prej zyrtarëve e po ashtu edhe fondacionin e drejtuar nga gruaja e ish-kryeministrit, Liri Berisha, për të cilin avokati dyshon se është përdorur për pastrim parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *