Një bandë kriminale është shkatërruar nga policia spanjolle. Nga hetimet u zbulua se banda me bazë në Tarragona, blinte drogë duke përdorur kartëmonedha të falsifikuara 500 euro. Në pranga kanë rënë 10 persona, 8 prej të cilëve shqiptarë.

Të arrestuarit, të moshave 22 deri në 63 vjeç, akuzohen për falsifikim valutor, trafik droge, armëmbajtje pa leje, vjedhje automjetesh, falsifikim dokumentesh, mashtrim me energji elektrike dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Në qershor të vitit të kaluar, policia filloi hetimet pasi fillimisht ndaluan dy burra në tentativë për të ikur pasi dyshohet se ishin përfshirë në një pazar droge. Gjatë kontrollit, ata sekuestruan gjithsej 6000 euro të falsifikuara. Më pas, u zbulua një shtypshkronjë ilegale në La Nuncia, në Alicante, që financohej nga një bandë shqiptare.

Hetuesit vlerësojnë se gjatë kohës që kanë qenë aktivë, falsifikatorët kanë printuar një shumë mbi 8 milionë euro. 9 muaj më vonë, hetuesit morën prova për ekzistencën e një grupi kriminal që kishte një sasi të madhe marihuane që do të transportohej në Evropë.

Për këtë arsye, ata kryen kontrolle në disa shtëpi në El Prat de Llobregat, Reus, Mont-roig del Camp, Móra la Nova dhe El Morell, ku u u sekuestruan tre armë zjarri, një dron, një jelek fals policie dhe pajisje gjurmuese GPS.

Në të njëjtën kohë, agjentët çmontuan një plantacion prej 162 kilogramësh marijuanë në një magazinë industriale në qytetin Móra la Nova. Droga përgatitej për t’u transportuar dhe shitur në Evropën veriore dhe vlera e saj ishte 970 mijë euro.

Paratë me të cilat ishte prodhuar ishin pjesë e së njëjtës shtypshkronjë ilegale të çmontuar në Alicante vitin e kaluar. Në këtë kontroll u sekuestruan edhe tre armë zjarri, materiale të ndryshme për të kryer sulme narkotike si targa policie dhe rrotullues, si dhe pajisje gjurmuese për t’u ngjitur në automjete.

Gjatë operacionit, ku morën pjesë mbi 150 agjentë, u arrestuan dhjetë persona, tetë prej tyre me origjinë shqiptare dhe dy me origjinë spanjolle. Policia tha se banda përdorte mekanizma sigurie dhe vetëmbrojtjeje, dhe se ata ishin ekspertë në vjedhjen e automjeteve dhe përdorimin e sistemeve për të fshehur para, armë ose drogë. Destinacioni i drogës ishte Europa. Ata zbuluan gjithashtu se të arrestuarit kishin një standard të lartë jetese dhe se kishin automjete luksoze. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *