E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Falsifikoi dokumentet, arrestohet polici në Shkodër

Një efekti i komisariatit të Malësisë së Madhe është ndaluar, nën akuzën e falsifikimit të procedurave për pajisjen me pasaportë biometrike.

 

Sipas informacioneve policore bëhet fjalë për  efektin Faik Ujka, i cili ka dorëzuar në komisariat praktikat me shkresën  nr.2033 Prot., date 19.08.2016 të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaporte biometrike.

 

Reklamë

Sipas policisë “në shkresën që i ka dorezuar Bashkise Koplik, me numer 2033 Prot., date 19.08.2016, të Komisariatit te Policise M.Madhe, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktikën e këtij shtetasi.

 

Sipas aktit të ekspertimit përkates ka rezultuar se emri i shtuar në shkresen nr. 2033 Prot., date 19.08.2016 si dhe shkrimet në formularin e aplikimit për pajisjen me pasaportë biometrike në emër të shtetasit Admir Piranaj janë shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e K.P.M.Madhe dhe nënshkrimi i shefit të komisariatit në farmularin e pajisjes me pasaportë biometrike në emer të shtetasit Admir Piranaj, janë të falsifikuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë