Subscribe

Një ditë pas arrestimit të dhjetë zyrtarëve dhe ish-zyrtarë të lartë të Hipotekave, përfshirë edhe nënprefektin e Tiranës, Fatos Kaja Policia e Shtetit publikoi detaje të reja për ngjarjen. Uniformat arritën të zbardhnin skemën se si zyrtarët në bashkëpunim me njëri – tjetrin falsifikuan pronësinë e 36 hektarëve tokë ranishte në bregdetin e Spillesë në Kavajë. Hetimet 9 mujore zbuluan se te proceduarit abuzuar tjetërsuan tokën  shtetërore. Nga kjo shkelje përfituan tokë 108 shtetas të ndryshëm, një pjesë e të cilëve as nuk kishin dijeni dhe nuk kishin bërë asnjë kontratë shitje.

 

Sipas hetuesve grupi funksiononte në këtë mënyrë: Fillimisht identifikonin banorët nga të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën. Më pas identifikohej blerësi dhe bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë. Ky veprim bëhej pa dijeni e banorëve.

 

Ilir Kaja me detyrë agronom i njësisë administrative Kryevidh dhe ish-kryetarët e komunave, Fatos Kaja e Bexhet Peçi organizuan fiktivisht komisione të ndarjes së tokës në mënyrë të jashtëligjshme. Mbi bazën e këtyre shkresave fiktive Regjistruesi ne Kavajë urdhëruan regjistrimin e pronave në mënyrë të jashtëligjshme.

 

Te arrestuarit akuzohen për “Shpërdorim Detyrë”, “Falsifikim të Dokumenteve” dhe “Pastrim të Produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *