Subscribe

Astrit Veliaj do te jete deputet i Partisë Demokratike pas dorëheqjes se Juvina Jani dhe Monika Qosja: nje ngjarje qe ne leximin e analisteve tregoi se kreu i PD Lulzim Basha nuk arriti te bënte diferencën me rivalin politik Edi Rama, i cili lejoi te njëjtën gje me listën socialiste ne qarkun e Lezhës.

 

Kodi zgjedhor parashikon kuota per përfaqësimin e grave ne listat e kandidateve per deputet, por partitë jo rralle here preferojnë gjobën ne vend qe te kandidojne zonja, ose kandidatet japin dorëheqjen per t’u hapur rruge burrave. Por sipas Minxhozit me shume se problem ligji, ky është nje problem demokracie brenda partive.

 

Te premten pas dorëheqjes se Eduard Halimit, Monika Qosja konfirmoi se do ta pranonte mandatin e deputetit. Por situata u përmbys brenda pak orësh dhe ajo ashtu si Juvina Jani refuzoi mandatin e deputetit, duke i hapur rruge rikthimit ne parlament te Astrit Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *