E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Faleminderit Zot!”/ 7 punonjës të Urgjencës në Pukë nuk janë të infektuar

Bashkia Pukë e nisi ditën me një lajm të mirë këtë të diel. Në “Facebook”, bashkia njoftoi se asnjë prej personelit të Urgjencës në Pukë nuk është infektuar me koronavirus. Ata u izoluan pas rasteve të para me COVID-19 në Pukë, por fatmirësisht kanë dalë negativë pas testeve.

 

“Mirëmëngjes me këtë lajm fantastik???. Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19. Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.?Faleminderit ZOT! Bashkë mund t’ja dalim!”                             

Vazhdo të lexosh

Reklamë