E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Falcao për sulmin e Milanit, Bacca dëshiron La Ligën

Sulmi I Milanit duket se do të jetë një cështje kolumbianesh.

 

Carlos Bacca është kthyer aktualisht në Milanello, qëndra sportive e Milanit por duket se kjo do të jetë thjesht një ardhje e përkohshme.

 

Reklamë

Sulmuesi kaloi një sezon tek Villareal ku shkoi në huazim me të drejte blerje. Bacca dëshiron të kthehet në La Liga dhe shifra që pretendon Milani të marrë në këtë rast është 15 milion euro.

 

Ai që mund ta zëvëndësoje tek kuqezinjte është një tjeter kolumbian.

 

Radamel Falcao, 32 vjecari që ka bërë dy sezone mjaft të mira tek Monaco mund të preferoje të transferohet në Serine A, si një mundësi për një eksperiencë të fundit të madhe ne karrierë. Ai kushton 20 milion euro ndërkohe që marrëdheniet e mira mes administratorit të kuqezinjve Fasone si dhe menaxherit të sulmuesit kolumbian, Mendez mund të bëjnë realitet kalimin e Falcaos tek Milan.

Vete Falcao e ka konsideruar nje nder interesimin e skuadres italiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë