Subscribe

4 Fakultetet me te kërkuara ne Universitetin e Tiranës, shpallin kandidatet fitues. Tre dite para afatit, Fakulteti i Ekonomise, Drejtesia, Gjuhet e Huaja dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, nxjerrin listën e fituesve te raundit te pare. Lajmi eshë bere publik nga dekanët, te cilët nuk fshehën optimizmin për kërkesat e mëdha ndaj degëve te tyre, por dhe cilësinë e larte te maturanteve fitues.

 

Ne Fakultetin e Ekonomisë, dega me e kërkuar është Administrim Biznesi, 7 mije aplikime për 460 vende. Mesatarja me e ulet e fituesit ne fund te listës është 9.7-ta. Megjithatë dekani Dhori Kule kërkoi vëmendjen e kandidateve te tjerë, për te ndjekur lëvizjet e listës.

 

Ndërsa Fakulteti Drejtësisë pret qe 60% te kuotave t’i plotësojë ne raundin e pare. Per këtë dege kane aplikuar 6300 te rinj për 750 vende. Duke filluar nga ky vit, dega e drejtësisë do te jete 5 vjet. Sipas datës se përcaktuar nga udhëzimi i Ministrisë se Arsimit, shpallja e fituesve ne Universitete do te behet ne datën 28 gusht, ndërsa ne 29 fillon regjistrimi. Çdo regjistrim i fituesve pasqyrohet online ne programin e ngritur per këtë proces. Kjo u jep mundësi kandidateve pritës te ndjekin listën, per te pare ku kane shanse per te dale fitues.

 

Raundi i pare do te këtë 7 faza 48 oreshe te lëvizjes se listës. Ndërsa raundi i dyte nis pas çregjistrimeve qe kryejnë maturantet, qe synojnë dege me te mira nga ato qe fituan ne raundin e pare. Per vitin e ri akademik ne universitetet publike dhe private do te pranohen 32 mije studentet, ndërsa kërkesat nga te rinjtë si rralle here janë me te ulëta se kuotat, 25 mije e 800.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *