Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve.

 

Çdo vit më shumë se 3 miliard kartolina krishtlindjesh dërgohen vetëm në SHBA.

 

Të gjithë dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.

“Dashuria e vërtetë” e përmendur në këngën “12 ditë Krishtlindje” nuk i referohet një çifti romantik, por i  referohet kodit të Zotit në Kishën Katolike.

 

Shumica e Santave kanë emra mashkullorë të tillë si Blitzen, Comet dhe Cupid.

 

Në vitin 350 pas Krishtit, Papa Julius I, peshkop i Romës, e shpalli 25 dhjetorin si ditën zyrtare të festimit të Krishtlindjeve.

 

Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.

 

Sipas rekordeve Gines, pema më e lartë e Krishtlindjeve është parë në Uashington në vitin 1950, 67 metra.

 

Sipas të dhënave të analizuara nga Facebook, 2 javë përpara Krishtlindjeve është koha më popullore e ndarjes së çifteve.

 

Ndryshe nga besimi popullor, përqindja e vetëvrasjeve gjatë Krishtlindjeve është e ulët. Përqindja më e madhe është gjatë pranverës.

 

Në Ukrainë, merimangat konsiderohen si simbol i fatit të mirë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Një simbol në formë merimange duhet të jetë patjetër në çdo pemë Krishtlindjesh për mbarësi.

Ju mund t’i nisni një letër Babagjyshit në Kanada. Adresa postare është Santa Claus, North Pole, H0H 0H0, Canada.

Në Spanjë, hoteli “The Kempinski Hotel Bahia”, feston me një pemë Krishtlindjesh që kushton rreth $15 million. Një nga pemët më të shtrenjta, e zbukuruar me diamandë dhe bizhu të markave të famshme si Chanel, Bulgari, Cartier, etj.

Thomas Edison, shpikësi i dritës është gjithashtu krijuesi i dritave të Krishtlindjeve bashkë me partnerin dhe shokun e tij, Edward H. Johnson.

Jo shumë surprizuese kur themi sd “Home Alone” është filmi i Krishtlindjeve me fitimet më të larta. Pas tij, renditet “How The Grinch Stole Christmas”.

Çdo Krishtlindje përdoren rreth 8.5 milion drita për të dekoruar botën magjike të Walt Disney.

Në botë ka më shumë se 630 lloje të ndryshme pemësh.

Santa Claus njihet me 70 emra të ndryshëm kudo rreth botës. Në Brazil si “Papai Noel” kurse në Norvegji si “Julenissens”.

Mariah Carey-it iu deshën vetëm 15 minuta për të shkruar këngën e famshme “All I Want for Christmas Is You”./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *