E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 orë më parë
Showbiz

Fajin e ka Hollywood-i për streset e Bleonës

Bleona Qereti tashmë është e njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Prej vitesh këngëtarja ka investuar që karriera e saj të marrë përmasa ndërkombëtare, një dëshirë kjo që përveçse punës së madhe, kërkon dhe shumë përkushtim e mund.

 

 

Ajo ka qenë e ftuar në disa nga eventet më të rëndësishme, momente të cilat ajo i ka ndarë gjithnjë me fansat e saj në rrjete sociale.

Reklamë

 

 

Por të qenit i famshëm nuk ka vetëm emocione pozitive por edhe stres. Të marrësh pjesë në eventet e Hollywood-it sigurisht që kërkon ti përkushtohesh gjithçkaje deri në detaje.

 

 

“Kohët e fundit unë jam përballur me stresin, e kjo vjen nga Hollywood-I,” –  shkruan këngëtarja në postimin e fundit në Instagram.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë