Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

Faeser: Duhet ta vëmë nën kontroll migracionin e parregullt nga Ballkani Perëndimor

21 Tetor 08:58

Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Berlin nën hijen e problematikës së refugjatëve që po hyjnë çdo ditë në Gjermani, shumë prej të cilëve nga itinerari i Ballkanit. Ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser, së cilës iu desh të largohej para kohe për shkak të një zjarri të rënë në një strehimore refugjatësh nga Ukraina, tha se duhet “ta mbajmë nën kontroll migracionin e parregullt”. Ajo tha se ai nuk duhet t’u marrë hapësirën njerëzve që vërtet kanë nevojë në këtë kohë për një strehë në Gjermani dhe BE. Në konferencën e Ballkanit Perëndimor morën pjesë 17 vendet e asociuura në Procesine  Berlinit, si edhe ministri i brendshëm i Çekisë, si kreyetare e radhës së BE-së dhe komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.

Marrëveshje të reja për Frontex-in 

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit, ajo tha se BE synon t’i bëjë ballë këtij fluksi të ri duke forcuar agjencinë për mbrojtjen e kufijve Frontex. Johansson tha se se shpejti do të bëjë marrëveshje të re bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu do të rinegociojë të gjitha marrëveshjet ekzistuese me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të vihen në përdorim edhe ndërmjet vendeve të rajonit.

Sipas shifrave të BE-së, mbi 86 000 njerëz kishin hyrë në BE deri në fund të gushtit përmes Itinerarit të Ballkanit. Johansson tha se kjo ishte tre herë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas saj, bëhet fjalë për shtetas nga India, Kuba, Tunizia dhe Burundi, shtete të cilat  tani  janë në dorë të Serbisë. Serbia fajësohet për këto lëvizje për shkak të politikës së saj të vizave. Johansson tha se ne presim harmonizim të politikës së vizave. Në takim u ra dakord ndër të tjera edhe për më shumë bashkëpunim në luftën kundër krimit të orgnizuar dhe kthimin e xhihadistëve.

Impuls i ri në Procesin e Berlinit 

Në fakt, shkaku kryesor i mbledhjes së ministrave të Punëve të Brendshme është përgatitja për Samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të zhvillohet më 3 nëntorit në Berlin. Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron që t’i japë një impuls të ri nismës së kancelares Angela Merkel. Procesi i Berlinit synon të avancojë afrimin e shteteve me BE-në, duke kontribuar në përmirësimin e situatës ekonomike dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Po në kuadër të Procesit të Berlinit, të premten, më 21.10. 22 do të zhvillohet, në të njëjtin format konferenca e ministrave të Jashtëm. Sipas zëdhënësit të ministrisë gjermane të punëve të jashtme, Christofer Burger, takimi i ministrave të Jashtëm ka të bëjë veçanërisht me marrjen e hapave konkretë për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me synimin për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal.” Tema të tjera përfshijnë sigurinë energjetike dhe axhendën e përbashkët të gjelbër. Dy tema këto që do të trajtohen edhe në ministerialin e tretë të ministrave të Energjisë, në të njëjtin format, të hënën, më 24.10. po në Berlin.

Tregu i Përbashkët Rajonal 

Qarqe diplomatike shpresojnë që në në këtë samit të arrihet progres në marrëveshjet në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal. Qysh në Samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për katër marrëveshje. Lëvizja e lirë me karta identiteti e shtetasve të Ballkanit Perëndimor, njohja e diplomave të shkollave të larta, si edhe njohja e kualifikimeve për tri profesione, mjekët, stomatologët dhe arkitektët, si edhe marrëveshja që synon të rregullojë lëvizjen e lirë të shtetesve nga vendet e treta që janë rezidentë në rajon. Deri tani këto marrëveshje ende nuk janë nënshkruar.

Marrëveshja e vetme e dalë nga Procesi i Berlinit dhe që ka sjellë rezultate të dukshme, është ajo e heqjes së tarifave roaming mes vendeve të rajonit. Marrëveshjet e tjera kanë dështuar sidomos për shkak të faktit që dy vende të rajonit, Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Paralelisht me konferencat në nivel ministror, po zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera të shoqërisë civile./DW

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
Ballkani Perëndimor faeser

Nga e njëjta kategori

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s në Moskë?

më shumë...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

më shumë...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen misterioze bërthamore

më shumë...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.