E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Fadromat rrafshojnë ndërtimet, aksioni në Theth vijon me prishjen e rreth 40 objekteve të tjera

Pavarësisht protestës së banorëve të Thethit një ditë më parë duke bllokuar urën hyrëse të fshatit, aksioni i prishjes së objekteve pa leje nuk është ndërprerë.

Këtë mëngjes fadromat e IKMT  kanë zbarkuar sërish në zonë për të vijuar me rrafshimin e ndërtesave.

Reklamë

Por edhe sot, efektivët e policisë hasën ne rezistencën e disa banorëve dhe në debat e sipër njërës prej grave i ra të fikët.

Ndonëse një ditë më parë aksioni u ndërpre pas protestës së banorëve, në darkë fadromat u rikthyen duke vijuar punën deri në orët e vona. Janë rreth 40 objekte në total të cilat nuk kanë leje në Theth dhe do të prishen.

Ndërkohë gjatë natës restoranti i një bujtine u përfshi nga flakët. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur njerëz te lënduar, pasi u evakuuan menjëherë turistët dhe familjarët.

Aida Gjeçaj, pronare e restorantit thotë se nuk ka konflikte me njeri edhe pse dyshon tek zjarrvënia e qëllimshme.

“Ekspertiza paraprake thotë se energjia nuk është ndërprerë asnjëherë. Nuk kam konflikte me njeri, por ngjarja duhet te zbardhet sepse është e dyshimtë pikërisht kur ndodh aksioni per prishjen e ndërtimeve.  Demi rreth 150.000 euro. Ia lëmë në dorë drejtësisë zbardhjen”, tha Gjeçaj.

Zjarri u fik pas përpjekjeve të shumta të banorëve të zonës dhe forcave zjarrfikësve, ndërkohë që autoritet po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë