Pas aksionit nga IKMT në Sarandë dhe Himarë, tashme fadromat janë zhvendosur në Vlorë, konkretisht në Njësinë Administrative Orikum.

 

Mësohet se aksioni ka nisur me disa shtesa apo objekte të vogla pa leje, ndërsa do të vazhdojë edhe në “beach bare” dhe hotele, të cilat janë në kundërshtim me ligjin apo pa leje.

 

Ende nuk ka një numër të saktë të objekteve që do të prishen, pasi mund të ketë ndryshuar statusi i pronës.

 

Aksioni do të jetë gjatë gjithë kohës, ndërsa po synohet që të gjendet gjuha me subjektet të cilët janë të ndërgjegjshëm për t’i prishur ato vetë.

 

Sipas informacioneve, sot IKMT ka dorëzuar dhe disa shkresa njoftime, duke lënë afat për boshatisjen e objekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *