Subscribe

Demokratët akuzojnë shefin e ekzekutivit se me prishjen sipas tyre të fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”, ka dëmtuar një monument kulture, pjesë e një ansambli kulturor, që duhej të ishte ruajtur ashtu siç ishte.

“Me ketë gjest ai ka shkelur Kartën Shqiptare të Restaurimeve. Në nenin 5 për ndërhyrjet e ndaluara, në nenin 7 për masat paraprake të ndërhyrjes dhe në shtojcën b për mënyrën e ndërhyrjes. Aty është punuar me fadroma ndërkohë që duhej punë e pastër me çekiç e me rregulla të qarta për të ruajtur vlerat e monumentit. Ka shkatërruar një monument kulture në mënyrë brutale të ngjashme me mënyrën sesi ISIS shkatërroi Palmirën.”

Sipas opozitës, kryeministri ka vetëm një qëllim, vënien sa më shpejt në zbatim, të planit të tij klientelist me ish-Stadiumin.

“Rama me planin e tij tregon edhe njëherë që nuk ka asnjë asnjë lidhje me sportin dhe me kulturën. Plani i tij pa standarde olimpike për stadiumin e kthyer në qendër biznesi do të marr fund sapo Partia Demokratike të marr drejtimin e vendit.”

Por dy ditë më parë, kryeministri Rama u shpreh i prerë se fasada po trajtohet me kujdes dhe nën mbikqyrjen e ekspertëve më të mirë dhe me të gjitha standardet profesionale. Ndërkohë që të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *