E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Facebook” në kolaps global, ndërpreu shërbimet për shumë orë 

Rrjeti social Facebook përjetoi të mërkurën ndërprerjen më të gjatë në historinë e tij. Shërbimet kryesore ishin të paaksesueshme për përdoruesit për shumë orë. Shërbimi  kryesor i Facebook-ut, Instagram, u ndërpre po ashtu.

 

Shkaku i kolapsit nuk është bërë ende i ditur, por facebook mohoi se ndërprerja e shërbimeve të tij ka lidhje me sulmet kibernetike.

 

Reklamë

Për ironi edhe vetë facebook në pamundësi për të njoftuar në rrjetet e veta sociale, njoftimin e ka dhënë nëpërmjet kompanisë konkurruese twitter.

 

“Jemi të fokusuar dhe po punojmë për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur. Konfirmojmë se nuk ka lidhje me ndonjë sulm kibernetik. Jemi në dijeni se shumë njerëz kanë probleme për të aksesuar në facebook.”

 

Aplikacionet u bllokuan kryesisht në zona të mëdha urbane, në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, së bashku me pjesë të Amerikës së Jugut.

 

Më shumë se një e treta e përdoruesve të Facebook, të prekur nga problem, raportuan se po përjetonin një “ndërprerje të plotë”. Të tjerë thanë se nuk mund të rifreskonin “News Feed” ose të hynin në llogaritë e tyre.

 

Fatmirësisht problemi është zgjidhur vetëm ne orët e mëngjesit të së enjtes.

 

Hera e fundit kur Facebook ka pasur një ndërprerje të ngjashme ka qenë në vitin 2008, kur rrjeti social ka pasur 150 milionë përdorues, krahasuar me 2.3 miliardë që ka sot.

Vazhdo të lexosh

Reklamë