Bota
Facebook ndryshon emrin, ja si do të quhet

Facebook ka ndryshuar emrin.
Platforma më e madhe e rrjeteve sociale në botë tashmë do të quhet ‘Meta’, si pjesë e një riorganizimi të madh të kompanisë.
Një vendim i tillë u njoftua gjatë konferencës vjetore të Facebook, ku u tha se kompania do të përfshinte më mirë atë që firma bën. Themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka thënë se “meta” është fjalë greke që do të thotë “përtej”.
“Për mua kjo gjë simbolizon se ka gjithmonë diçka më shumë për të ndërtuar dhe ky është një kapitull i ri”, ka thënë Zuckerberg.
Ndryshimi i emrit vjen pas një serie historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës.h
Vazhdo të lexosh
Reklamë




