Kompania Facebook së fundmi ka marrë një vendim ku ka mbyllur një numër të caktuar llogarish të tjera nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke përmendur si arsye “veprime të koordinuara dëmtuese”.

 

Këtë të marte kompania bëri me dije se 2,632 faqe, grupe dhe llogari gjithsej u hoqën nga Facebook-u dhe Instagrami për aktivitet të lidhur me vendet e përmendura, tha platforma sociale. 513 llogari ishin të lidhura me Iranin, ndërsa 1,907 ishin të lidhura me Rusinë, tha Facebook.

 

Llogaritë e lidhura me Rusinë u hoqën kryesisht se kishin shkaktuar spam dhe vetëm disa prej tyre ishin angazhuar në veprime të koordinuara dëmtuese, sipas deklaratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *