E diel, 1 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

FaceApp kthehet në problem, kërkese për hetim nga FBI

Senati amerikan dhe komiteti kombëtar demokratik, në Uashington dhanw alarmin mbi aplikacionin popullor Face App, i cili i ndryshon fotografitë e përdoruesve, duke i bërë ata të duken më të vjetër ose më të rinj.

Udhëheqësi i pakicës në senat, Chuck Schumer, kërkoi që FBI dhe Komisioni Federal i Tregtisë të hetojnë aplikacionin duke argumentuar se është “thellësisht shqetësuese” që të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund të shkojnë tek “një fuqi e huaj armiqësore”.

Kompania Wireless Lab qw zotwron aplikacionin, nëpërmjet një deklarate sqaroi se nuk mbledh të dhëna dhe nuk i ruan përgjithmonë fotografitë. Sipas tyre, shumica e fotografive fshihen nga serverët e kompanisë brenda 48 orësh nga data e shkarkimit.

Edhe komiteti kombëtar demokratik, në Uashington, ka paralajmëruar ekipet e fushatave për zgjedhjet e 2020 që të mos e përdorin aplikacionin popullor Faceapp.

Reklamë

Në 2016, komiteti kombëtar demokrat dhe ekipet e fushatës së demokratëve, u sulmuan nga hakera rusë. Që atëherë, komiteti ka ndërmarrë hapa për të parandaluar përsëritjen e atij skenari, duke investuar në sigurinë kibernetike dhe duke punësuar ekspertë të njohur të fushës.

Aplikacioni FaceApp i cili është lancuar në vitin 2017, është bërë viral këtë javë me personat e famshëm dhe personalitete publikë në të gjithë botën. Ky aplikacion, sipas prodhuesve përdor inteligjencën artificiale për të edituar fotot.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë