Milan dhe Fabregas, një tratative të cilën askush nuk e fsheh më. Në një kohë që mediat italiane bënë të ditur se ka një diskutim të nisur tashmë mes klubit kuqezi, lojtarit dhe Chelsea-s në lidhje me realizimin e këtij operacioni që në janar, ka ardhur edhe reagimi I vetëm spanjollit.

 

“ Jam mirë në Stamford Bridge, por është e qartë që cdo lojtar dëshiron të luajë më shumë. Unë nuk kam rinovuar ende kontratën me klubin dhe normalisht që nga janari mund të futem në tratativa me cdo skuadër tjeter që mund të kënaq dëshirat e mia, ndonëse tani për tani mund të them që mund te qëndroj këty deri në fund të sezonit.”

 

Duhet thene që trajneri Sarri ka shpikur për të, një tjeter rol atë të regjisorit të cilin Fabregas thotë se nuk e ka bërë  që kur ishte 10-12 vjec në akademinë e Barcelonës. Vetë Fabregas thotë se duhet ende të mësohet me këtë rol të ri që nuk e ka bërë si profesionist.

 

Megjithatë të gjitha këto situate kanë Milanin nga pas, pasi kuqezinjte kanë shumë problem me demtimet dhe duan me patjeter përforcime në janar 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *