E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

ExitPoll/ Vetëvendosje në garë me LDK si fitues të zgjedhjeve në Kosovë

Qytetarët e Kosovës votuan këtë të dielë për të zgjedhur parlamentin e ri. Kutitë e votimit u mbyllën në orën 19:00 ndërsa kanë dalë dhe rezultatet e para sipas Exit Polleve.

 

Reklamë

Exit poll-i i RTK dhe Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS ka nxjerrë si fitues të zgjedhejve Lëvizjen Vetëvendosje me 28.1% të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9% dhe PDK me 25.8%.

 

 

Ndërkohë nga ana tjetër Exit polli i Klan Kosovës, ka nxjerrë fitues LDK e Lëvizjen Vetvendosje me 30%, të ndjekura nga PDK  me 22.28%, AAK-PSD  me 10.58% dhe Nisma – AKR  me 4.41%.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë