Në shtetet më të mëdha evropiane vijon vala e protestave që kundërshton ashpërsimin e masave për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

 

Paralelisht grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka kritikuar vendimin e qeverisë italiane të cilin e konsideron diskriminues ndaj personave të pavaksinuar. Sipas rregullave aktuale, të cilat do të zgjasin deri më 15 qershor, mbajtja e maskës dhe testi negativ i COVID-19 nuk mjaftojnë për të shfrytëzuar transportin publik ndërsa personat mbi 50 vjeç, nuk do të munden të frekuentojnë vendet e tyre të punës.

 

Në Romë, Napoli, Milano dhe shumë qytete të tjera u zgjeruan protestat që këtë fundjavë nuk përfunduan në dhunë apo përplasje me autoritetet.

 

Ndërkohë një tubim i pazakontë kundër COVID-19 është mbajtur në Vjenë. Qindra makina dolën në rrugët e kryeqytetit në një protestë kundër politikës së virusit dhe detyrimit për vaksinim i cili hyn në fuqi nga 1 shkurti.

 

Më shumë se 50,000 njerëz protestuan kundër masave më të rrepta edhe në Francë përpara votimit të një projektligji për pandeminë nga Asambleja Kombëtare.

 

Nëse miratohet, do të duhet që pasaporta shëndetësore të përfshijë detyrimisht dozën përforcuese të vaksinës që do të kërkohet thuajse në ccdo aktivitet dhe institucion.

 

Protesta vijojnë prej javësh tashmë edhe në qytetet më të mëdha Gjermane, Hollandë si dhe Australi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *