E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Evropa është bashkuar më shumë”/ Johnson: Ambicia e Putin për të na ndarë, dështoi

Britain's Prime Minister Boris Johnson reacts during a press conference with Poland's President Andrzej Duda following their meeting at 10 Downing Street, in London, on April 7, 2022. (Photo by Aaron Chown / POOL / AFP) (Photo by AARON CHOWN/POOL/AFP via Getty Images)

Kryeministri Boris Johnson, duke folur për sulmin në stacionin e trenit në Ukrainën lindore sot, njoftoi se Britania ka vendosur ngrirje të reja asetesh dhe ndalime udhëtimi në Rusi.

 

Në një konferencë shtypi në Downing Street me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ai u shpreh se të dy vendet ndajnë të njëjtin ndjenjë tmerri dhe neverie për brutalitetin në Ukrainë.

 

“Evropa që e njihnim vetëm gjashtë javë më parë më nuk ekziston. Pushtimi i Putin godet vetë themelet e sigurisë së kontinentit tonë, por ambicia për të na ndarë ka dështuar dukshëm. Përkundrazi, ai ka arritur të bashkojë Evropën dhe të gjithë aleancën transatlantike në mbështetje të Ukrainës dhe në solidaritet të fortë me njëri-tjetrin”, theksoi ndër të tjera Johnson.

Vazhdo të lexosh

Reklamë