E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Evitohet tragjedia, shpëtohen mbi 500 refugjatë

Shërbimi spanjoll i shpëtimit në det thotë se ka shpëtuar 549 migrantë, të cilët po tentonin të kalonin Detin Mesdhe.

 

Ky shërbim tha se kanë kapur gjashtë anije të vogla që po bartnin në total 350 migrantë gjatë ditës së shtunë në Ngushticën e Gjibraltarit.

 

Reklamë

Ndërkaq, sot edhe 199 migrantë të tjerë janë shpëtuar nga pesë anije të ndryshme me të cilat po udhëtonin.

 

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se 2,626 migrantë kanë humbur jetën, teksa kanë tentuar që ta kalojnë Detin Mesdhe në vitin 2018.

 

Agjencia për kufi e Bashkimit Evropian ka thënë se 57 mijë migrantë kanë arritur në Spanjë vitin e kaluar, dyfishi i shifrës së migrantëve që kishin hyrë paligjshëm në Spanjë gjatë vitit 2017./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë