Subscribe

Pas rekomandimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja e Arsimit, Evis Kushi doli të kërkojë nga universitetet që sezonin e provimeve ta zgjasin në 45 ditë.

 

Gjatë një deklarate për mediat, Kushi u shpreh se për ato lëndë që është testi online është i pamundur, të mundësohet rikthimi në auditore. Ajo kërkoi edhe një sezon të ndërmjetëm për studentët që nuk marrin dot pjesë në provime tani.

 

“Që nga ky moment duke qenë se përgjegjësia jonë e përbashkët është shumë e lartë për të garantuar një proces të rregullt do të kërkoja nga universitetet që në rastet kur provimi smund të zhvillohet online, ai mund të zhvillohet në auditore duke respektuar protokollet. Zgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë. Universitetet duhet t’u japin të drejtë studentëve që nuk do të marrin dot pjesë në këtë sezon për një sezon tjetër të ndërmjetëm. Ata që nuk kanë marrë dot pjesë në seminare, të mos penalizohen për pjesëmarrjen në provime. Ndarja e studentëve të bëhet në grupe dhe orare të ndryshme. Kohëzgjatja e provimeve të jetë jo më shumë se 1 orë. Higjienizimi i mjediseve të bëhet sa më shpesh. Çdo universitet duhet të përgatisë një rregullore më të detajuar. Jam mirënjohëse çdo studenti për durimin dhe sakrificën e treguar deri tani”, u shpreh Evis Kushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *