Një nga zonat më te prekura nga përmbytjet është Bregu i Lumit që ndodhet në zonën e Babrrusë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, panë nga afër prurjet e lumit dhe demet qe kishte shkaktuar. Në zonë për shkak të reshjeve të dendura, prurjet e Lumit të Tiranës janë shumë të mëdha dhe për pasojë janë dëmtuar muret mbrojtëse dhe rrezikohen disa banesa të ngritura kryesisht mbi inerte. Sipas Ministrisë së Brendshme në Babrru janë evakuuar disa familje, banesat e të cilave ishin më të prekura nga dëmtimet. Ndërkohë që në ndihmë të banorëve kanë shkuar forca dhe mjete të Emergjencave Civile. Për situatën janë angazhuar dhe 100 forca ushtarake. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes këto forca do të ndihmojnë evakuimin e banorëve në Tiranë e në të gjithë vendin.