E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zgjerohen përmbytjet në qarkun e Durrësit

Zgjerohet harta e përmbytjeve ne qarkun e Durrësit. Në fshatrat Jubë, Qerret, Vëllazërim dhe Katund-Sukth, kanë mbërritur kamionë të ushtrisë dhe mjete të tjera të emergjencave civile për t’u dhënë ndihmën banorëve qe jane prekur nga vërshimi i ujërave. Një helikopter i Ministrisë se Mbrojtjes, monitoron situatën nga ajri. Ndonëse reshjet e shiut kane pushuar qe nga mbrëmja e se mërkurës, niveli i ujit vazhdon të jete i lartë. Situata më e rëndë ka qenë në Sukth, ku qindra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar më pas tek të afërmit. Ne vendin e njohur si “Ura me shkalle” ne Fier, lumi ka dale nga shtrati, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëmtime. Ndërsa ne zonat e tjera te qarkut, nuk raportohen probleme nga përmbytjet.

Më shumë video

Reklamë