E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Eva Mendes një mama me kohë të plotë

Aktorja e famshme Eva Mendes, zbuloi në intervistën më të fundit për revistën Shape se si arriti të vijë në formë kaq të shkëlqyer pas ardhjes në jetë të vogëlushes së dytë Amada. 43-vjecarja shpjegon se e mendonte edhe më të vështirë, por që në fakt nuk është, e ndërsa zbulon sekrete të shumta për shëndetin, Mendes shprehet: “Them që nuk është e vështirë sepse jam gjatë gjithë kohës duke vrapuar pas fëmijëve. Thuajse nuk ulem asnjëherë, jam në lëvizje vazhdimisht.”

 

 

 

Reklamë

Tani që është bërë nënë, Eva ndjen përgjegjësi të madhe edhe për ushqimet që mban në shtëpi. Nuk bëhet fjalë vetëm të kujdeset për shëndetin e saj, por edhe tu japë dy vajzave Esmeralda, 2 vjec dhe Amada, 11 muaj, një shembull pozitiv.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë