Subscribe

Vendimi për të krijuar një monedhë të vetme si euroja e cila nuk mbështetet nga një institucion, i cili të funksionojë si një i tërë por e çon Eurozonën drejt dështimit. Kështu është shprehur fituesi i çmimit Nobel për ekonomi Xhozef Stiglitz në librin e tij me titull “Euro: Si monedha e përbashkët po kërcënon të ardhmen e Europes”. Sipas Stigliz, pasojat që po ndihen sot e kanë gjenezën e tyre që te konceptimi i saj.

“Eurozona vazhdimisht përshkruhet si një martesë e keqe. Nje martesë e tillë përfshin dy njerëz, të cilët nuk duhet të ishin bashkë dhe të betoheshin para njëri-tjetrit. Euro është shumë e komplikuar se kaq: është një bashkim i 19 vendeve të ndryshme të cilët janë të lidhur me njëri tjetrin. Shenja e mirëfunksionimit të një ekonomie është rritje e shpejtë e saj, numri i ulët i papunësisë dhe benefite te tjera, të cilat ndahen mes të gjithë vendeve. Por ajo që po ndodh në Evropën e sotme është e kundërta. Nga njëra ane kemi nje vend te vogël ne recesion dhe nga ana tjetër janë shtetet te tjera qe funksionojnë shume mire”.

Në botimin e tij, i cili publikohet javën e ardhshme, profesori i ekonomisë në Universitetin e Kolumbise dhe ish zv/presidenti i bankës botërore, stiglitz shkruan se euro ka dështuar në dy qëllimet e saj thelbësore, prosperitetin dhe integrimin politik, që ka rritur ndjeshëm mosbesimin dhe zemërimin mes vendeve anëtare. Në këtë libër, Stiglit propozon se e ndodhur përballë kësaj krize dhe për të shmangur mundësinë e kapitullimit të monedhës, Eurozona duhet të shohë mundësinë për të aplikuar “euron fleksibel”, ku çdo vend anëtar të përdorë kursin e tij te këmbimit. Kjo do të ndihmonte veçanërisht vendet evropiane te ekspononin me shume dhe te importonin me pak, si dhe te ulej papunësia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *