Të martën UEFA do ti japë zgjidhje kaosit që ka kapluar futbollin europian për shkak të situatës së jashtëzakonshme nga koronavirusi.

 

Qeveria e futbollit europian ka thërritur ne mbledhje me video-konference të 55 federatat europiane për ti dhënë përgjigje shumë pikëpyetjeve, që lidhen me se shumti me Euro 2020, kupat e Europës dhe kampionatit. Për kampionatin europian opsioni më konkret është spostimi për daten 23 nëntor deri ne 24 dhjetor të këtij viti.

 

Po humbet terren mundësia për ta luajtur verën e ardhshshme. Në këtë rast kampionatet do të rinisnin në 2 maj rregullisht dhe do te vazhdonin deri në 30 qershor, kuptohet me nje kalendar të ngjeshur. Zgjidhje duhet të marrin edhe kupat e Europës.

 

Plani më konkret për Champions Leeague dhe Europa League është që fazat e mbetura te luhen me vetëm nje ndeshje jo me sistem vajtje ardhje. Mundësia tjetër ështe qe pasi te jene përcaktuar ekipet gjysmëfinaliste, të kemi nje “Final Four” ne Stamboll për te dyja kompeticionet.

 

Pra nepermjet këtij sistemi grumbullimi të luhen në Stamboll gjysmfinale dhe një finale për Championsin e po ashtu edhe për Europa League. E sigurtë është që të marten do të kemi një vendim konkret ndonëse disa gjera do të varen shumë nga ecuria e përhapjes se COVID 19 në Europë sëmundje nga e cila janë prekur shumë sportiste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *