Gjermania, Austria, Zvicra dhe Franca kanë shkuar më tej me lehtësimin e masave kufizuese duke hapur kufijtë për grupe të caktuara njerëzish. Udhëtarët tashmë lejohen për arsye pune dhe vizita familjare që të shkojnë në vendet fqinje. Kjo vlen edhe për pronarët e tokave, kopshteve, sipërfaqeve pyjore, atyre të gjuetisë e bujqësore. Lejohet po ashtu edhe hyrja për studime apo shkollimin profesional. Por turistët duhet të presin ende. Nëse gjendja e pandemisë do të konsiderohet e qëndrueshme, kufizimet e udhëtimit mes këtyre vendeve do të hiqen plotësisht më 15 qershor.

Ndërkohë në Itali, nga kjo e hënë do të rihapen edhe restorantet, baret, piceritë, dyqanet, por edhe muzetë si dhe kishat e xhamitë. Lëvizjet e njerëzve brenda territorit të të njëjtit rajon nuk do t’i nënshtrohen asnjë kufizimi. Kryeministri Xhuzepe Konte bëri thirrje për kujdes dhe përgjegjshmëri. 

“GIUSEPPE CONTE KRYEMINISTER I ITALISE

Jua them sinqerisht, kurba e infeksioneve mund të rritet sërish prandaj rregullat e distancimit fizik duhet të zbatohen me rreptësi në të gjitha aktivitetetet që janë rikthyer. Me fazën e dytë ne ndërtojmë një urë për të përballuar ndikimin e kësaj krize, kemi prezantuar masa të rëndësishme për të ndërtuar të ardhmen tonë. Ishte një emergjencë shumë e rëndë që po thith energji të mëdha fizike, ekonomike dhe madje morale për të gjithë, por ne nuk mund të ndalemi. Tani më shumë se kurrë duhet të vrapojmë por gjithmonë me besim dhe përgjegjësi. “

Ekspertët e shëndetit publik vlerësojnë se rihapja mbart rrezikun e rikthimit të valës së dytë prandaj masat parandaluese janë themelore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *