Komisioni Europian ka reaguar per dhunën e ushtruar nga policia spanjolle ndaj mbështetësve te referendumit katalanas ku mbetën të plagosur rreth 900 persona.

 

“Dhuna nuk mund të jetë kurrë një instrument në politikë, është detyrë e kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy për të menaxhuar këtë proces të vështirë në respektimin e plotë të Kushtetutës Spanjolle dhe të të drejtave themelore të qytetarëve. Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të lëvizin drejt dialogut.”

 

Edhe ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe tha se referendumi është një çështje që i përket qeverisë spanjolle dhe popullit të saj.

 

“Ne duam që ligji spanjoll dhe kushtetuta spanjolle të respektohet dhe sundimi i ligjit të mbështetet. Spanja është një aleat i ngushtë dhe një mik i mirë, forca dhe uniteti i të cilit janë të rëndësishme për ne”.

 

Nga ana tjetër, Charles Michel, kryeministri i Belgjikës, tha se dhuna kurrë nuk ishte përgjigjja e duhur dhe bëri thirrje për dialog politik.

 

Ndërkohë, asnjë zyrtar i Bashkimit Evropian nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me rezultatin e referendumit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *