Organizata Europa Nostra e ka cilësuar këtë të diel një ditë të trishtë jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

“Ditë e trishtuar për #Trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtuar për Demokracinë & #RuleofLaë në Shqipëri dhe Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar”, thuhet në postimin e organizatës.

 “Europa Nostra” ka dalë edhe më herë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, teksa e konsideronte të paligjshëm shembjen e godinës.

Në një reagim dy ditë më parë, organizata në fjalë e e kishte renditur Teatrin në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara që duhen mbrojtur në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *