E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Europa në kulmin e shpërthimit/ Situatë kritike në Britaninë e Madhe dhe Francë

BOLOGNA, ITALY - MARCH 21: Swab controls made by AUSL (Aziende Unità Sanitarie Locali) for people in cars on March 21, 2020 in Bologna, Italy. The Italian government continues to enforce the nationwide lockdown measures to control the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Massimo Cavallari/Getty Images)

Kontinenti i vjetër vijon të përballet ashpër me koronavirusin ndërsa shpërthimi i pandemisë tashmë është zhvendosur në Francë dhe Britaninë e Madhe, të dyja vendet kanë raportuar rreth 1 mijë të vdekur në 24 orët e fundit.

 

Reklamë

Në Francë, më shumë se 13,000 njerëz kanë humbur jetën, përfshirë edhe një fëmijë 10 vjecar ndërsa rreth 125 mijë persona janë infektuar. Por nga ana tjeter, për të dytën ditë radhazi, numri i pacientëve në kujdesin intensiv është në rënie.

 

Në fundjavën e Pashkëve, paralajmërimet janë rritur Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar për njerëzit që të respektojnë bllokimet, pavarësisht motit të mirë.

 

Ministrat e financave të BE kanë rënë dakord për një plan shpëtimi ekonomik me vlerë më shumë se 500 miliardë euro në të gjithë eurozonën, i hartuar për të ndihmuar punëtorët, bizneset dhe shërbimet shëndetësore të përballen me ndikimin e pandemisë.

 

Në Itali dhe Spanjë ka një trend në rënie të numrit të infeksineve dhe vdekjeve por gjithseis të dyja vendet kanë shtyrë masat e izolimit deri në javën e patrë të muajit maj.

 

Vende të tjera si Çekia, Austria dhe Danimarka po fillojnë hapjen graduale edhe pse numri i të infektuarve me koronavirus është end ei lartë. OBSH apraljmëroi se një hap i tillë rrezikon një valë të dytë më vdkejprurës të infekioneve

Vazhdo të lexosh

Reklamë