Çështja e  emigrantëve të paligjshëm mbetet një nga më kritikët për një pjesë të mirë të shteteve europiane, ndërsa liderët vijojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje.

 

Kancelari i gjerman Olaf Schol, e ka quajtur një moment historik marrëveshjen e fundit me 16 shtetet e Gjermanisë për çështjet e emigrantëve.

 

Pas një debati që zgjati deri në orët e para të mëngjesit qeveria e Scholz dhe guvernatorët ranë dakord për një sërë masash për të ndryshuar politikën për refugjatët.

 

Qeveria do t’ju paguajë shteteve dhe komunave 7500 euro për çdo refugjat nga viti i ardhshëm dhe do të reduktojë përfitimet për azil kërkuesit. Gjermania shënoi gjatë vitit të fundit numrin më të lartë të azilkërkuesve.

 

Ndërkohë senati francez po vijon në ditën e dytë debatin për një ligj të ri në lidhje me emigrantët. Qeveria pretendon se ligji do të përmirësojë sigurinë për emigracionin, ndërsa opozita thotë se miratimi i tij do të sillte ashpërsimin e kushteve dhe dëbimin e më shumë njerëzve.

 

Debati është shoqëruar edhe me protesta nga qytetarë dhe shoqëri të të drejtave të njeriut të cilët kundërshtojnë ligjin dhe thonë se dobësimi i të drejtave të azilkërkuesve nuk iu jep përgjigje problemeve të sigurisë në vend.

 

Po ashtu ministrat suedezë i dërguan një letër institucioneve të BE-së duke bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit të sigurisë dhe zbatimin e një politike efektive të kthimit të migrantëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *