Në Evropë, qeveritë kanë nisur të ndëshkojnë të pavaksinuarit duke ashpërsuar kërkesën për testim, karantinë apo kufizime të tjera.

Në Greqi, rrtija e shifrave të infeksioneve të reja dhe vdekjeve është rritur ndjeshëm gjatë muajit nënëtor.

 

Për këtë arsye qeveria vendosi të ndalojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, përfshirë edhe fëmijët nëse nuk dorëzojnë testin negativ në ccdo institucion apo aktivitet ku duan të marrin pjesë.

Ndërsa në Londër kanë shpërthyer protesta të pashembullta kundër qeverisë.

 

Demonstruesit u përplasën me autoritetet në marshimin vjetor të ashtuquajtur “Miliona Maska” në Londër.

 

Protesutesit hodhën fishekzjarre drejt policisë dhe dogjën pankarta ku figuronte kryeministri Boris Johnson. Ata kundërshtojnë kufizimet dhe akuzojnë qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *