E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 minuta më parë
Sport

Europa League/ Totenham dhe Manchester një “hap” pranë finales

Projektohet një finale angleze në Europa League: Manchester United – Tottenham. ‘Djajtë e Kuq’ shkatërruan sonte 0-3 në transfertë Athletico Bilbaon, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë me golat e Casemiros dhe Bruno Fernandes (dygolësh), por edhe nga ndëshkimi me karton të kuq të Vivien, kur rezultati ishte 0-1.

Fitore të thellë 3-1 arriti edhe Tottenham në sfidën e shtëpisë ndaj Bodo/Glimt.  Spurs-at realizuan që në minutën e parë me Johnson, për të ardhur më pas te goli i Maddison.

Në pjesën e dytë tundi rrjetën edhe Solakne. Pak para fundit të takimit, shënoi golin e vetëm për miqtë Saltens.

Vazhdo të lexosh

Reklamë