Vazhdon marshimi i skuadrave shqiptare ne kupën e vogël te Europes. Skënderbeu fitoi 2-0 ne takimin e kthimit kundër Kairat Almaty, duke prere nje bilete per ne raundin e trete kualifikues.

 

Pavarësisht rezultatit te favorshëm ne takimin e pare, korçaret zhvilluan nje loje mjaft te mire përballë tifozëve te tyre. Pas një pjese te pare me rrjeta te paprekura, te zotet e shtëpisë zhbllokuan shifrat ne minutën e 50 me Sabien Lilaj. Ishte ky futbollist qe la skuadrën me nje lojtar me pak pas daljes me karton te kuq ne minutën e 75, por 5 minuta me vone “ujqerit e dëborës” goditen përsëri kete here me Sabino Plaku, duke dyfishuar shifrat.

 

Ne 4 minutat e fundit edhe kazaket mbeten me 10 lojtar pas daljes nga fusha e lojës e Azos. Ne raundin e trete Skënderbeu do te përballet me ceket e Mlada Boleslav ne datat 27 korrik dhe 3 gusht. Edhe tetovarët e Shkëndijës kaluan ne kete raund pas barazimit 1-1 ne Helsinki ndërsa kishin fituar ne sfidën e pare 3-1.

 

Finlandezet kaluan te paret ne avantazh ne minutën e 28 pas autogolit te Radeski ndërsa Shkëndija ktheu gjithçka ne baraspeshe ne minutën e 71 me Celikoviç. Ne raundit e trete tetovarët do te sfidojnë lituanezet e Trakai qe eliminuan ne mënyrë surprize suedezet e Norkoping.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *