Partizani humbi shansin për nje pjesëmarrje historike ne fazën e grupeve te Uefa Europa League, teksa u shpartallua ne takimin e pare te play-off-it nga vendasit e Krasnodar me rezultatin e thelle 4-0. Nje ndeshje ku vendasit dominuan nga fillimi deri ne fund kundër nje kundërshtari me probleme te shumta, sidomos ne mbrojtje. Ruset agresive qe ne fillim duke arritur te gjenin rrugën e rrjetës ne minutën e 11 kur Zhoazinjo ktheu ne gol një penallti, pas një faulli ne zone te Krasniqit, ku me shume se nje ndërhyrje e lehte ndaj Martinoviç, ishte nje bujari e gjyqtarit lituanez. Pësimi i golit e goditi rende psikologjikisht Partizanin qe ne minutën e 28 pësoi nje gol fale Smolov fitimtar ne dyluftimin e shpejtësisë me mbrojtjen dhe i sakte ne gjuajtjen drejt portës. Por makthi ne pjesën e pare, nuk do te përfundonte këtu pasi ne minutën e 45 Jedrezejcek shënoi golin e trete. Te shthurur taktikisht dhe duke i lënë mjaft hapësira kundërshtarit ku sulmuesit bënin gjithçka ne prapavijën e tyre, nata e erret për te kuqte përfundoi me një gafe te një prej shtyllave te ekipit kapitenit Hoxha. Ne minutën e 73, gardiani i portës se Partizanit tentoi te pasonte per shokët e tij, por topi përfundoi ne këmbët e Arit, braziliani me finese e çoi topin drejt portës ndërsa Krasniqi ne përpjekje per ta larguar e çoi topin ne rrjete. Takimi i kthimit qe tashme pritet te jete nje formalitet është pas një jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *