Dy skuadra shqiptare nga 5 qe morën pjese ketë sezon arritën te presin biletën per ne raundin e dyte kualifikues te Uefa Europa League. Korçaret pas nje viti pezullim nga Uefa arritën te fitonin edhe ne sfidën e dyte ketë here me rezultatin e thelle 5-0 ne Andorra ndaj vendasve te Saint Julia. Një fitore qe vendos edhe nje rekord ne futbollin shqiptar si me e thella ne fushën kundërshtare ne kupat e Europes. Nje dominim total nga ujqerit e dëborës ku përveç golave te shumte, preken dy here edhe shtyllën dhe traversën. Serine e golave e hapi Vujovic ne minutën e 2, ndërsa James ne minutën e 38 e mbylli pjesën e pare ne avantazh te dy golave. Rezultati do te thellohej vetëm ne 11 minutat e fundit ky dy gola u shënuan ne 3 minutat e shtesës. Pas rasteve te panumërta te kundërshtarit, amatoret e Saint Julia do te dorëzoheshin përsëri kur ne minutën e 79 Brito shënoi autogol ne portën e tij. Blerja me e re Donjet Shkodra realizoi golin e katërt ne minutën e 91, ndërsa Liridon Latifi dy minuta me vone vulosi shifrat përfundimtare 5-0. Ne turin e dyte Skënderbeu do te përballet me kazaket e Kairat Almaty ne 13 dhe 20 korrik. Ne prezantimin e tyre te pare ne kupat e Europes, Prishtina u mund edhe ne ndeshjen e dyte nga Norkoping Kete 0-1. Golin e vetëm per suedezet e shënoi Anderson ne minutën e 71. Tjeter humbje per Partizanin kete here 1-0 kundër Botev Plovdiv, duke u përshëndetur qe ne turin e pare nga kupat e Europes. Bullgaret gjeten rrjetën qe ne minutën e 22 me Brisola, duke e bere gjithçka me te lehte per minutat e mbetura. Tirana nuk arriti te bënte përmbysjen e madhe duke humbur thelle 0-3 ne Selman Stermasi ndaj Makabi Telaviv. Pas nje pjese te pare me rrjeta te paprekura, por me nje lojtar me pak, bardheblute kapitulluan ne te dytën, duke nxjerr tre here topin nga rrjeta. Skuadra e dyte qe preu biletën per ne turin tjetër ishte Shkëndija, e cila shpartalloi Dacian edhe ne Kishinou 4-0. Tetovarët qe lane shenje ne ketë ndeshje Alimi, Junior, Zejnullahu dhe Hasani. Ne turnin e dyte Shkëndija do te përballet me finlandezet e Helsinkit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *