Sukses i rëndësishëm per Mançester United ne lufte për te prere nje bilete per ne finalen e kupës se vogël te Europes. Ne takimin e pare gjysmëfinal te Europa League, “djajtë e kuq” fituan 1-0 ne fushën e Celta Vigo, duke e bere me te lehte ndeshjen e kthimit.

 

Edhe pse me një përkrahje fantastike ne stadiumin “Balaidos”, spanjollet paguan eksperiencën e paket ne Europe, ndërkohe qe skuadra e Murinjos kontrolloi totalisht lojën, por pa arritur te mposhte te paktën ne tre raste portierin Sergio Alvarez.

 

Ishte pikërisht gardiani i vendasve, i cili ndaloi ne dy raste ne minutat 20 dhe 39 Lingard, por edhe armenin Mkitarjan. Edhe pjesa e dyte mbajti per protagonist anglezet, ndërkohe qe per te zhbllokuar shifrat mendoi Marcus Rashford, i cili ne minutën e 67 kaloi ne avantazh skuadrën e tij.

 

Celta ne sulm për barazimin e shifrave, por sulmet e tyre nuk arritën te çanin murin mbrojtës te kundërshtareve. Pas 1 jave spanjolleve u duhet nje mrekulli ne Old Traford per te përmbysur shifrat, ndërsa finalja e Stokholmit me te gjitha gjasat shkon drejt nje përplasje Manchseter United – Ajaks qe nga ana e tyre fituan 4-1 ne ndeshjen e pare kundër Lion.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *