E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Europa League/ Luftëtari “shkatërrohet” 5-0 nga letonezët

Skuadra e Luftëtarit e Milosh Kostiç u mposht me rezultatin 5-0 nga letonezët e Ventspils, në takimin për raundin e parë të Ligës së Europës.

 

Bluzinjtë u mposhtën me shifrat e thella  duke shuar thuajse përfundimisht shpresat për një kalim në raundin tjetër.

 

Reklamë

Heroi i Ventspils ishte padyshim talenti 19 vjeçar Akinyemi Adeleke, i cili realizoi një poker personal. Nga pika e bardhë nuk gaboi talenti afrikan Akinyemi Adeleke. Por 4 minuta më vonë ishte sërish 19 vjeçari që dyfishoi shifrat, ndërkohë që shënoi sërish, në minutat 24 dhe 45.

 

Ndërsa goli që plotësoi “manitën” mban firmën e Alyegut i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 37-të.

Vazhdo të lexosh

Reklamë