Manchester United dhe Ajakas perballen sonte ne mbrëmje ne finalen e kupës se vogel te europes. Trofeu i pare i Continental  i sezonit ne Friends Arena te Stokholmit. Një emër shume domethënës pas sulmit te Manchesterit ku sot me shume se kurrë duhet miqësi vëllazëri dhe feste, nje ndeshje qe do te filloje me nje minute heshtje per nder te viktimave ne te ashtuquajturën finalen me te trishtuar ne histori. Përballe djajtë e kuq te Hoze Murinjo te cilet kërkojnë te realizojnë nje triplete te vogël pas triumfit ne Community Shield dhe kupën e ligës kundër nje skuadër me moshe mesatare 22 vjeç me shume talente te afte ti shënojnë gola çdo skuadre. Jemi shume te trishtuar dhe nuk ka sesi mos te mendojmë aktin barbar qe u mori jeten te rinjeve te pafajshëm ka deklaruar tekniku portugez. Edhe pse nuk arrijmë te jemi te koncentruar, kemi nje pune per te bere dhe ne Suedi duhet ta cojme deri ne fund ka këmbëngulur Murinjo. Skuadra angleze vjen me mjaft mungesa ne kete sfide ku me i rëndësishmi është Zlatan Ibrahovimic. Gjithashtu do te mungojnë Bejli i pezulluar dhe Shaw, Rojo dhe Eshli janë te dëmtuar. Ne kampin kundërshtar per holandezet do te mungojnë Viergever dhe Sinkgraven. Shqetësimi me i madh per teknikun e Ajaksit është eksperienca e lojtareve. Unë e di ka deklaruar Peter Bos qe futbollistet e mi jane nervoze sepse është finalja e tyre e pare. Por ne kemi mundësi ta mundim Manchester United nëse u imponojmë lojën tone është shprehur tekniku i skuadrës holandeze. Fituesi i kupës se vogël te Europes pas ndryshimit te rregullave nga Uefa do te marre pjese vitin e ardhshëm ne fazen e grupeve te Champions League.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *