1/8 e uefa europa league do të jenë një betejë italo-spanjolle. Dy ndeshjet më të forta të shortit të hedhur në Nyon, janë pikërisht ato me arome mesdhetare.Interi që hoqi qafe Ludogorets pas dy fitoreve brenda dhe jashtë fushe, do të ketë punë me Getafen. Skuadra e Contes llogaritet të jetë një nder pretendentet e mëdha të këtij edicioni në uefa europa league ndonëse në krahun tjetër do të ketë punë me një rival për tu respektuar. Aq më teper kur mendon se iberiket nxorren jashtë Ajaksin në duelin e fundit.Përplasja tjetër ndoshta edhe më e fortë sesa kjo do të jetë Sevilja –Roma. Dy skuadra me futboll dëfryes ndonëse nuk janë në momentin e tyre më të mirë. Spanjollet janë më eksperte në europë ndërsa verdhekuqtë e shohin europa lige si shpëtimin e sezonit. Me fat pretetendefet e tjerë të mëdha të Manchester United. Djajtë e Kuq që kaluan së fundmi me goleade Club Bryzh, do të kenë punë në 1/8 me austriaket e Lask Linz, surpriza e deritanishme e kompeticionit. Sfida e bukur dhe e ekuilibruar ajo që përplas Volfsburg me Shaktar Donjetz. Rangers ku luan lojtari I kombëtares Florian Kamberi do të ketë një detyre te vështirë ndaj Bayer Leverkusen ndërsa Brazili I Xhakes do të duhet të presë fituesen e ciftit Ajntraht Frankurt dhe Salzburg pasi dueli I të enjtes u anulua si pasojën e stuhise në Austri.Ciftet e tjera të 12 dhe 19 marsit do të jenë Istanbul Basaksehir-Copenhagen dhe Olympiacos-Wolverhampton.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *