E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Europa kundër izolimit të ri/ Mijëra protestojnë në Angli dhe Spanjë

Ndërsa disa vende në Europë kanë rikthyer kufizimet e pjesshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, e qeveritë e vendeve të tjera po e marrin në konsideratë një hap të tillë, qindra mijëra britanikë janë mbledhur në Londër kundër këtyre rregullave.

Protestuesit kundërshtojnë respektimin e distancimit social, përdorimin e detyrueshëm të maskave dhe vaksinimin e detyrushëm.

Ata kanë bllokuar sheshet kryesore, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.

Ende nuk dihet numri i të arrestuarve, por situate po shkon drejt tensionimit.

Reklamë

Britania e Madhe e cila ka regjistruar një rritje të rasteve të reja të të infektuarve, ka vendosur ndalimin e grumbullimit të më shumë se 6 personave në Angli, Skoci dhe Ëells. Ata që nuk u binden këtij urdhëri, rrezikojnë dënimin me nga 100 deri në 3200 paund.

Mijëra protestues janë mbledhur këtë të shtunë edhe në Madrid kundër vendimit mbi kufizimet e reja për lëvizjen e qytetarëve në 37 zona të vendit.

Demonstruesit brohorasin për liri, ndërsa mbajnë postera ku shkruhet mbi refuzimin e masave.

Madrid ii cili është aktualisht vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë Europën, njoftoi vendosjen e kufizimeve  kryesisht në zonat më të varfëra, por banorët shprehen se një vendim i tillë do të kërcënojë seriozisht ekonominë e tyre, për të dytën herë brenda vitit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë