E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Europa kalon Kinën për numrin e viktimave nga koronavirusi

Mbi 7130, është numri I viktimave që ka sjell koronavirusi në rang global deri në orët e vona të së hënës.

Nga dita e parë e deri më tani llogariten mbi 181 mijë raste me koronavirus.

Nga totali, janë mbi 78 mijë e 340 persona të cilët janë shëruar plotësisht.

Kina vazhdon të ketë përmirësime. Në 24 orët e fundit në këtë vend kanë gjetur vdekjen 14 persona dhe totali ka shkuar në 3213.

Reklamë

Në vendin e dytë për numrin e vdekjeve vjen Italia e cila edhe këtë të hënë pati një numër të lartë viktimash, 349.

Në total në Itali kanë  vdekur 2158.

Ndërkohë pas Italisë, vjen Irani me numër të lartë viktimash 1053, vetëm 129 gjatë orëve të fundit.

Spanja me 48 viktima këtë të hënë mbetet problem I madh ashtu sikurse edhe Franca me 21 viktima vetëm në orët e fundit.

Në total tani Europa e ka kaluar Kinën për numrin e lartë të viktimave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë