Ukraina tani ka një perspektivë shumë të qartë evropiane tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një fjalim në parlamentin ukrainas.

 

Mesazhi, vjen pasi Bashkimi Evropian i dha statusin e kandidatit, për t’u bashkuar me bllokun.

 

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN

 

Ne do të jemi me ju në rrugën e gjatë drejt anëtarësimit ne BE.Ukraina tani ka një perspektivë shumë të qartë evropiane, por rruga drejt anëtarësimit në BE do të marrë kohë dhe do të kërkojë punë të vështirë.

 

Von der Leyen nënvizoi se Europa do jetë gjithnjë në krah të Ukrainës.

 

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN

Ukraina është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, diçka që dukej pothuajse e paimagjinueshme vetëm pesë muaj më pare. Ka një rrugë të gjatë përpara, por Evropa do të jetë në anën tuaj në çdo hap, për aq kohë sa të duhet, nga këto ditë të errëta lufte deri në momentin që të kaloni derën që të çon në Bashkimin tonë Evropian. Hapat e ardhshëm janë brenda mundësive tuaja. Por ata do të kërkojnë punë të vështirë.

 

Presidentja e Komisionit Europian renditi disa nga masat me urgjente që Ukraina duhet të përmbush siç janë miratimin i një ligji për median, zbatimi i rregullave të reja që reduktojnë ndikimin e tepërt të oligarkëve dhe emërimin e zyrtarëve të lartë në institucionet që luftojnë korrupsionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *